Më shumë se gjysma e 120 të sapo infektuarve nga Shkupi, dalin detaje …


Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 953 teste dhe janë regjistruar 120 raste të reja të COVID -19.
– Shkup 67
– Kumanovë 19
– Shtip 16
– Prilep 4
– Tetovë 9
– Veles 2
– Gostivar 1
– Negotino 1
– Strumicë 1

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile ndërroi jetë një paciente 65-vjeçare e hospitalizuar me 28 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ndërroi jetë një pacient 69-vjeçar vdiq i hospitalizuar me 1 qershor.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të shëruar .

– Shkup 8
– Shtip 3
– Prilep 2
– Tetovë 1
– Veles 1
– Manastir 1.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 33 114 teste për COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 2 teste janë nëpërmjet skriningut në kopshtet e fëmijëve në Shtip, dhe nuk ka rezultat pozitiv për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2611, numri i pacientëve të shëruar është 1621, numri i atyre që humbën jetën është 147 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 843.

Baby Boo