Raportohet për viktima nga rrufeja para Shtëpisë së Bardhë


Policia tha sot se një cift të moshuarish që u goditën mbrëmë nga një rrufe e fortë, e papritur pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, kanë humbur jetën. Touristët Donna Mueller, 75 vjeçe, dhe James Mueller, 76, ishin mes katër të shtruarve në spital në gjendje kritike pasi u goditën nga rrufeja në sheshin Lafayette mbrëmjen e të enjtes, tha policia vendore.

Në vonë ata ishin të shpallur të vdekur ndërsa një tjetër burrë e një grua mbeten në gjendje kritike prej të njëjtës ngjarje, thanë autoritetet. Të plagosurit ishin transportuar për në spital teksa zëdhënësi i zjarrfikësave Vito Maggiolo tha për rrjetin Fox News se zyrtarë të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë u kishin dhënë ndihmën e shpejtë viktimave të goditjes. Muajin e kaluar një efektiv i ushtrisë u vra nga rrufeja dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një stërvitjeje në bazën Fort Gordon Army në Georgia, SHBA.

Baby Boo