Sulmoi pjesëtarët e policisë, arrestohet 27 vjeçari nga Gostivari


Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 13:30 në rrugën “Tode Bogdanovski” në Gostivar, policia ka privuar nga liria 27-vjeçarin U.B. nga Belovishtja e Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj pjesëtarëve të policisë dhe i ka sulmuar fizikisht. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa në mënyrë agresive është sjellë edhe babai i tij N.B. (55), i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka sharë dhe kërcënuar zyrtarët policorë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Baby Boo