Raporti global – cila është shkalla e urisë akute për shkak të KOVID-19

epa01536694 Earthquake survivors have a meal in a temporary shelter in earthquake-hit Varchom village in Ziarat district of Balochistan province, Pakistan, 31 October 2008. Many isolated hamlets remained inaccessible as hungry, distraught women, children and elders waited for aid while spending a second freezing night in the open. About 300 people have died and 20,000 people were left homeless after their mud-brick houses were flattened by a magnitude-6.4 earthquake that hit Balochistan province just before dawn on 29 October 2008. EPA/MATIULLAH ACHAKZAI

Cili do të jetë niveli i urisë akute në korniza botërore në kushte të pandemisë së Kovid-19, do të tregojë raporti vjetor që do të publikohet sot nga Rrjeti global kundër krizës me ushqimin.

Raporti global për krizën me ushqimin për vitin 2020 gjithashtu analizon dhe faktorët që kontribuojnë në krizën me ushqim në të gjithë botën dhe shqyrton se si pandeMEDIAL e KOVID-19 mund të kontribuojë në përkeqësimin e tyre.

Publikimi i raportit do të jetë drejtpërdrejt në orën 11:00 në www.fightfoodcrises.net, dhe mund të shikohet në mediat sociale duke përdorur hashtagun #fightfoodcrisis.

Anëtarët e rrjetit do të publikojnë deklaratë të përbashkët. Do të theksohet përkushtimi i tyre kolektiv për t’iu përgjigjur përhapjes së krizës për ushqim në të gjithë botën, e cila tani thellohet si rezultat i pandemisë KOVID-19.

Gjetjet kryesore të raportit do të paraqiten në Këshillin e Sigurisë të OKB-së nga ana e drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Kji Dongju dhe drejtorit ekzekutiv të Programit botëror për ushqim Dejvid Bizli, këtë pasdite, gjatë diskutimeve mbi sigurinë ushqimore në vendet e prekura nga konfliktet.

Rrjeti global kundër krizave për ushqim është aleancë ndërkombëtare që punon për të zgjidhur shkaqet thelbësore të urisë ekstreme. Ajo u themelua nga Bashkimi Evropian, FAO dhe Programi botëror për ushqim i KB-së (WFP) në vitin 2016. Numëron 15 anëtarë dhe përpiqet të lidhë më mirë, integrojë dhe udhëheqë nismat ekzistuese, partneritetet, programet dhe proceset e politikave për të adresuar në mënyrë të qëndrueshme shkaqet thelbësore të krizave për ushqim.

Baby Boo