Ramush Haradinaj intervistohet për vrasjen e vëllait, Enverit


Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar dje për vrasjen e vëllaut Enverit, shkruan Gazeta Metro.

Policia në Pejë ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është intervistuar dje për disa orë rreth vrasjes së vëllaut.

Kujtojmë, që pesë javë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër dhe u transferua në burg në Hagë, vëllai i tij Enver u vra. Në orën 3 pasditen e së premtes, datë 15 prill 2005, Enveri po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës, i shoqëruar nga një mik.
Sipas mikut të tij, një Audi i kuq 80 kaloi pranë automjetit të Enverit, në afërsi të fshatit Rausic, dhe një nga pasagjerët qëlloi disa herë. Enveri u plagos për vdekje dhe vdiq pak më vonë atë pasdite.

Enveri ai ishte 25 vjeç kur vdiq. Kishte qenë luftëtar i UÇK-së në luftën e 1998-1999.

Baby Boo