Ja gjendja në të cilën është mishi i pulës i ardhur nga Brazili në Maqedoni


Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) deri tani nuk ka marrë notifikim për mish pule të pasigurt të hedhur në treg me prejardhje nga Brazili në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi AUV, në bazë të analizave te realizuara laboratorike deri tani nuk janë marrë rezultate pozitive, gjegjësisht mishi i cili është hedhur në tregun e Maqedonisë është i sigurt, ndërsa sivjet nuk ka dërgesa të shkatërruara ose të kthyera me mish pule me prejardhje nga Brazili.

“Nga sasia e përgjithshme e importuar 14.010.681 kilogramë mish pule nga Polonia, Kroacia, Sllovenia, Brazili, Bullgaria, Gjermania, Greqia dhe Serbia dhe vende të tjera, sivjet, përfundimisht me qershorin, nga Brazili janë importuar gjithsej 3.391.011 kilogramë. Në pajtueshmëri të planit monitorues për import të prodhimeve me prejardhje të kafshëve, nga dërgesat me mish pule të cilat importohen në vend rregullisht merren mostra për analiza laboratorike. Lidhur me mishin i cili importohet nga Brazili, duke përfshirë edhe atë të pulës, nga çdo dërgesë merren mostra të obligueshme për testim mikrobiologjik dhe për zbulim të kontaminimit”, thonë nga AUV.

Baby Boo