Ramush Haradinaj heq dorë nga posti i presidentit, kandidon për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të jetë bartës i listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kështu ka bërë të ditur një burim brenda AAK-së.

Haradinaj ka hequr dorë përkohësisht nga posti i presidentit për të cilin së fundi pati ambicie.
Po ashtu, kjo parti deri tani ka caktuar 14 kandidatë për deputetë, ndërsa lista do të plotësohet brenda një kohe të shkurtër.