Banka Popullore: Rimëkëmbje ekonimoke dhe rritje e BPV-së për 3.9%


Angelovska: Borxhi publik rritet për 10% duke arritur në 62.5%
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut vlerëson se rritja e BPV vër vitin 2021 do të jetë 3.9%, ndërsa për vitin 2022 dhe 2023 ajo pritet të jetë 4% ndërsa inflacioni 2.2%. Borxhi publik është rritur për 10%.

Në bazë të parashikimeve të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së ardhshme pritet rimëkëmbja e ekonomisë së vendit ndërkaq, stabilizimi i plotë pritet gjatë vitit 2022. Rritja ekonomike gjatë vitit 2021 pritet të jetë 3.9% të BPV, ndërsa në vitin 2022 parashikimet janë që rritja të jetë 4% e njejta rritje do të pasojë edhe vitin 2023. Shkalla e inflacionit e cila ishte paraparë që të jetë 1.5%, për momentin është 2.2%, ndërsa për çmimet e naftës dhe ushqimit për vitin 2022 dhe 2023, norma e inflacionit pritet të jetë rreth 2%.

Anita Angelovska-Bezhovska – Guvernatore e BPRMV-së
“Rritja nuk do të çojë në presione të mëdha mbi inflacionin, i cili pritet të mbetet kryesisht në një nivel të moderuar, megjithëse një korrigjim i moderuar lart bëhet kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të importit, i cili vlerësohet si i përkohshëm.”

Ndërkaq sa i përket Borxhit Publik, Angelovska njoftoi se ky është një trend global, ku në vende të ndryshme të botës ai është rritur nga 10-15% ndërsa te ne borxhi është rritur për 10% të BPV.
Këtu tek ne nëse bazohemi në kushte të politikave ekspanzive financiare, deficiti është rritur 8.1% ndërsa borxhi publik për 10% nga BPV-ja duke kaluar kufirin e 60% dhe ka arritur në 62.5%. Por, se si do të jetë dinamika e borxhit publiK do varet nga konsolidimi fiskal. Rritja e borxhit kërkon vëmendje të veçantë.

Lidhur me burimet e financimit, duke pasur parasysh rritjen solide të depozitave totale gjatë vitit 2020 dhe në tremujorin e parë të vitit 2021, pritet që rritja për tërë vitin 2021 të jetë 7.5%. Në kushtet e më pak pasigurisë dhe rimëkëmbjes më të fortë ekonomike, pritet një prirje më e madhe për konsum dhe investime, për shkak të së cilës rritja e depozitave do të stabilizohet në 2022, pas së cilës do të përshpejtohet mesatarisht në 8% në 2023.

Sipas Bankës Popullore imunizimi i ngadaltë i popullsisë mund të çoj në ngadalësim të dinamikës së rimëkëmbjes ekonomike, por edhe në vështirësi në mbijetesën e kompanive dhe rigjenerim më të ngadaltë në tregun e punës. Ndërkaq, nëse procesi ecën me shpejtësi, sipas këtij institucioni, do të ndikoj pozitivisht në të njejtën.

Baby Boo