Ramush Haradinaj e injoroi Erdoganin , vetëm Thaçi e uroi atë


Një mandat tjetër presidencial i Recep Tayyip Erdogan, përveç në Turqi, nuk ka lënë pa u festuar e uruar as në një pjesë të Kosovës. Por, derisa Prizreni u ngrit në festë një natë më parë, pjesa më e madhe e udhëheqësve shtetërorë në Kosovë nuk kanë përgëzuar ende presidentin turk për fitoren e re.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi nuk kanë kaluar pa u përcjellur me vëmendje as nga kosovarët. Madje, fitorja e Erdoganit me mbi 50% të votave, edhe është festuar në një qytet të Kosovës.

Prizreni, të dielën mbrëmë, sërish shpërtheu në festë me flamuj turk e me fotografi të presidentit të rikonfirmuar për një mandat të ri.

Por, këtë fitore duke se po hezitojnë ta përgëzojnë liderët shtetërorë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari Kadri Veseli ende se kanë thënë asnjë fjalë për këto zgjedhje që u zhvilluan në shtetin turq, që konsiderohet si aleat i Kosovës.

Por, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, edhe pse shumë aktiv në facebook’un me 326,085 ndjekës, ka shfrytëzuar vetëm Twitterin që ta urojë shkurt homologun e tij në Turqi.

Në një urim, një pjesë e të cilit është bërë edhe në turqisht, Thaçi uron që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy shteteve.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! Presim të vazhdoj bashkëpunimin jonë i mirë mes Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social në të cilin ndjeket nga mbi 63 mijë njerëz.

Jo shumë kohë më parë, Thaçi kishte marrë lëvdata nga “vëllai” Erdogan në një tubim në Turqi pasi kishte bashkëpunuar me të për dorëzimin e 6 shtetasve turq, ndërkohë që Haradinaj ishte kërcënuar nga Presidenti i Turqisë.

Sikur Presidenti, gëzim një natë më parë ka pasur edhe drejtuesi i një partie fetare në Kosovë. Gëzim Kelmendi i partisë “Fjala” ka uruar e bekuar besimin e serishëm që Erdogan morri nga Turqit të dielën.

“ZOTI iu ruajt. ZOTI iu bekoftë. ZOTI shëndet dhe suksese iu dhuroftë”, ka shkruar ndër tjera ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, në urimin për presidentin turk që njihet edhe për raporte tejet të afërta me presidentin serb Aleksandër Vucic.

E i pari që uroi Erdoganin, ishte Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri dhe kryediplomati kosovarë.

“Nga Turqia, vjen lajmi se Presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet. Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar ai, pak pas shpallje së fitores së AK Party në Turqi.

Suksesi e Erdoganit në këto zgjedhje përveç në Prizren, është festuar edhe në një qytet në Serbi. Rreth orës 22:00 të së dielës, banorë të shumtë të Novi Pazar-it festuan për zgjedhjen e Recep Tayipp Erdogan në krye të shtetit turk për mandatin e tij të dytë

Baby Boo