Stadiumi “Fadil Vokrri” hapet nesër


Nesër në një ceremoni zyrtare do të hapet Stadiumi në Prishtinë, i cili ka marrë një pamje të re dhe mban emirin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit.

Më 23 korrik, ditën kur Fadil Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të, në nderim të kësaj date, stadiumi në Prishtinë mori pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit.

Në ceremoninë hapëse do të luajnë edhe këngëtarët si Meda, Blero, Ermal Fejzullahu e të tjerë.

Stadiumit, që tashmë quhet “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe pritet të licencohet nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare.

Baby Boo