Ramush Haradinaj: Dikur kam mbledhur hekura në Shqipëri


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se nuk e ka aspak problem të rrëfejë punët që ka bërë përpara se të merrej me politikë.

I ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin”, Haradinaj tha se vite më parë ka punuar në Zvicër si roje, kopshtar apo edhe ndërtim.

Ai shtoi më tej se vite më parë ka mbledhur hekura të vjetra në gjithë Shqipërinë.

Ermal Mamaqi: Jo të gjithë e dinë që para se të ishte në politikë zoti Ramush ka punuar në ndërtim, por jo vetëm. Ai ka punuar edhe si roje. A është normale që nga punëtor llaçi të bëhesh kryeministër?

Ramush Haradinaj: Nuk di çfarë të të them. Në jetë çfarëdo që të jepet për të bërë, bëje sa më mirë, mos e moho. Nëse punon mirë mund të jetë edhe bazë për një tjetër. Unë kam jetuar në Zvicër për disa kohë dhe atje kam bërë në të njëjtën kohë shumë punë. Kam qenë roje, punoja në ndërtim, kopshtar. Në raste të tjera kam zbritur piano nga një shtëpi dhe e kemi çuar në një vend tjetër. Kam bërë punë të vështira gjithë kohën.

Ermal Mamaqi: Më vjen mirë që me këtë bisedë po motivoni shumë njerëz.

Ramush Haradinaj: Unë kam punuar edhe në Shqipëri. Kam mbledhur hekura të vjetër.

Ermal Mamaqi: Joooo…

Ramush Haradinaj: Po, e sigurt. Kam ndihmuar disa miq të mi. Kam mbledhur hekura në gjithë Shqipërinë dhe kam shkuar disa herë në Elbasan dhe i kemi çuar në një furrë atje.

Ermal Mamaqi: Kjo është e jashtëzakonshme. Ky është një rast motivimi për shumë njerëz që nuk besojnë që mund të bëhen dikush.

Baby Boo