Gazetari ishte live, elefanti e gudulis në hundë (VIDEO)


Një video ku shfaqet një foshnjë elefanti e cila gudulis hundën e një gazetari teksa ky i fundit raportonte live është bërë virale. Gazetari i KBC, Alvin Patterson Kaunda, u ndërpre nga kafsha, e quajtur Kindani, teksa raportonte nga Sheldrick Wildlife Trust, një qendër jofitimprurëse rehabilitimi e kafshëve të egra për elefantët dhe rinocerontët në Nairobi.

Klipi gazmor, i cili është shpërndarë në faqen e Alvinit në Instagram ka grumbulluar mbi 68,000 pëlqime. Pasi elefanti iu afrua Alvini shpërtheu në të qeshura dhe e ndaloi raportimin.

Baby Boo