Ramush Haradinaj: Albin kush je ti, ku po na çon, jep dorëheqje


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të jap dorëheqje.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Haradinaj ka kritikuar Kurtin dhe ministrat e tij.

Ai ia ka përmendur edhe punësimet familjare nëpër institucione, si dhe taksën e reciprocitetin.
“Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marre!”, ka shkruar Haradinaj.

Baby Boo