Ramiz Merkos i merren kompetencat për emërime në çerdhe


Një vit, autoritetet lokale në Strugë dhe Kumanovë nuk do të kenë kompetenca mbi punën e çerdheve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua morri kompetencat, për shkak se komunat nuk i kanë respektuar disa dispozita ligjore. Mes tyre janë Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, respektivisht procesi i emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve. Vendimi për Strugën është marrë një muaj më parë, ndërsa për Kumanovën, ditët e fundit. Në pyetjen tonë se përse informacioni për Strugën nuk është publikuar për një muaj të tërë, nga ministria u përgjigjën se nuk është patjetër që gjithçka të publikohet menjëherë.

Vendimi për marrjen e kompetencave është bërë pasi që pas mbikëqyrjes së punës, tek të dy komunat janë konfirmuar mungesa në emërim, respektivisht zbatimin e procedurës për shpalljen e konkursit për drejtorë të çerdheve”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Edhe përkundër kushtit të dhënë në afat të caktuar për eliminimin e parregullsive, kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Maksim Dimitrievski nuk kanë vepruar sipas autorizimeve të tyre, sqarojnë nga kjo ministri. Në periudhën e ardhshme në këto dy komuna kompetencat do të zbatohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Tani është emëruar drejtor i ri në çerdhen e Strugës.

Baby Boo