Ramiz Merko pozitiv me koronavirus, hospitalizohet në Klinikën infektive në Shkup


Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko mbrëmjen e djeshme është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Ai është pozitiv në Kovid-19 por nga partia e tij thonë se është në gjendje stabile. Informacionin për Plusinfo e kanë konfirmuar nga BDI.

Dje kishte dy të infektuar të rinj nga Struga ndërsa në këtë komunë aktive janë 142 raste me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë nga fillimi i pandemisë është 547.

Baby Boo