Kardiologu i njohur mesazh për Arjan Salën


Kardiologu i spitalit “Shefqet Ndroqi” Meriton Siqeca, shkruan një mesazh të ndjerë për 32 vjeçarin Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare “Casa Italia”, i cili hyri mes fl*akëve për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.
Teksa ndan një foto të Arjan Salës, mjeku Siqeca shkruan “Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke “qërasur” me nga një JETË, 25 njerëz!”

Mesazhi i plotë i kardiologut Meriton Siqeca:
Nuk të kam njohur, por të paskam mik, o vëlla Shqiptar, o specie në zh*dukje, o Arjan Sala!
Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke “qërasur” me nga një JETË, 25 njerëz!

Unë e di që do të jetosh edhe 12 orë në zemrat, mendjet dhe fotografitë tona, se ne, duhet t’i kthehemi analizave të thella rakihaneske mbi zgjedhjet që po vijnë. Unë të premtoj, nga kjo bota këtu, që ke vend në zemrën time përjetë, o hero!
Nuk të njoha kurrë, por të kam mik përjetësisht, o vëlla Shqiptar! U prehsh në paqe e forcë e durim familjes!

Baby Boo