Halili: “Me mbështetjen e FIZHT, themelohet laboratori “FABLAB Shkupi””


Drejtori i FIZHT, Festim Halili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë lajme të mira. Ai ka treguar se kanë themeluar një laborator “FABLAB Shkupi”, me mbështetjen e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, në kuadër të “Sfidës për vendosje të laboratorëve të prodhimit FabLab”, ka filluar punën e tij.

Halili tha se FABLAB Shkupi do të vendoset në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Shkup, ku do të jenë të disponueshme bibliotekat digjitale të MFS-së, si dhe dy laboratorë të tjerë ku janë të vendosur printerët industrialë 3D, makinat për përpunimin e polimerit, përpunimin e metaleve dhe pajisjet për testimin e karakteristikave mekanike.

“Më vjen mirë që të rinjtë e sotëm do të kenë mundësinë në laboratorin FABLAB Shkup të kenë qasje të hapur në teknologjitë dhe materialet e avancuara si dhe mundësi të zbatojnë idetë e tyre inovative dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre pikërisht nga vendi ynë. ” Besojmë se së bashku, me ndihmën e stafit akademik, shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve inovative, dhe mbi të gjitha, duke mbështetur inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë, do të arrijmë të krijojmë shumë histori të tjera suksesi”, ka thënë në fund Halili./PACENSURË
Postimi i plotë:

Baby Boo