Ramiz Lladrovci: Rivarrimi i heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malajt, ditë me emocion


Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ishte sot pjesë e aktivitetit përkujtimor kushtuar heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malajt.

Lladrovci në dedikimin e tij në facebook ka thënë se rivarrimi i tyre pas 20 vjetësh kohë, ishte emocion, njofton Klan Kosova.

”Sot, mora pjesë me asamblistët komunal, në aktivitetet përkujtimore, kushtuar heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Rivarrimi i heronjve, pas 20 vitesh, ishte ditë me emocion, në prag të 28 Nëntorit.

Kam shumë kujtime me Mërgimin dhe Doktorrin, në fillet e ilegalitetit dhe në veçanti kur me Lulzim Jasharin u takuam në Tiranë para Epopesë së Jasharajve. Aty pashë se me djem si ata, liria ishte e fituar.

Heroi Ilir Konushevci-Mërgimi, gjenerali i UÇK-së, është emblemë e veprimit ilegal, përkushtimit atdhetar dhe sakrificës për liri, një nga organizatorët e shquar të logjistikës së UÇK-së.

Hazir Mala, atdhetar e patriot i shquar, shembull i sakrificës për liri dhe logjistikën e UÇK-së.

I përjetshëm është kujtimi për heronjtë Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj!”

Baby Boo