Policia arreston Dardan Molliqajn


Policia e Kosovës ka arrestuar sonte kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj. Ky arrestim është kryer para studiove në T7.
Kujtojmë se deri te arrestimi i tij ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë. /Reporteri.net/

Baby Boo