Ramiz Kelmendi: Prej meje nuk pret askush “Iphone” të ri e as mbështetje partiake


Biznesmeni Ramiz Kelmendi këtë të premte ka qenë i ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” në Insajderi TV.
Si biznesmen dhe si politikan, Kelmendi është pyetur se cila është‘frika’ e tij më madhe. Kur del një “Iphone” i ri në treg apo në kohë fushate kur partitë kërkojnë përkrahje financiare?

Ai ka thënë se askush asgjë nuk i ka kërkuar, pasi e dinë se ai nuk iu jep.
“Jo nuk më kërkojnë se e dinë që nuk iu jap, mund të iu them se ndoshta nuk i kam mësuar por edhe me dhënë është gjë e mirë, është besim në parti. Në partitë e fundit që kam qenë nuk më kanë kërkuar asnjëherë, përveç se kam dashur të jap me vullnet të lirë”, ka deklaruar Kelmendi.

Baby Boo