Ramën nuk e zë dera, ul kokën dhe kritikon kryebashkiakun e Shijakut: Nuk e ngrinit dot këtë?!


Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në Shijak ku pa nga afër punimet për merementin e 27 pallateve të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar.

I shoqëruar nga kreu i bashkisë së Shijakut Elton Arbana Rama u ndal në një pallat i cili është drejt përfundimit të merementimit. Në hyrje të pallatit, Rama shkëmbeu edhe batuta duke kritikuar Arbanën duke qenë se tavani e detyroi të ulte kokën.

Elton Arbana: Depozitat i kemi ulur
Edi Rama: Këtë nuk ngrinin dot njëçik më shumë (ul kokën)
Elton Arbana: E vetmja gjë që i kanë mbetur tani pallatit…

Edi Rama: Edhe pllakat të gjitha të reja?
Elton Arbana: Po, janë mermer. I kanë zgjedhur vetë banorët
Edi Rama: Hajde të ngjitemi ta shikojmë edhe atë na katin e pestë të bëjmë pak fiskulturë se kemi nevojë.

Baby Boo