Ministri i Drejtësisë: “Jeni ngaterruar kjo listë nuk është nënshkruar nga unë, ende s’me ka arritur”


Ministri i Drejtësisë ka sqaruar: Dua të sqaroj se ministri i Drejtësisë nuk jep asnjë propozim për falje në këtë rast këto janë falje specifike sepse janë falje në grup me rastin e Vitit të Ri që bëhen çdo vit dhe listat që propozohen janë bërë nga drejtorët e burgjeve. Mendoj se disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë as në lista. Pra, draft listat janë nga burgjet dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Ato lista kalojnë nëpër katër filtra, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç për Utrinski Briefing.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, përmes një komunikate në Facebook ka thënë se po distancohet nga lista e faljeve të të dënuarve të nënshkruar nga ministri i tij Bojan Mariçiq, e cila duhet t’i dërgohet presidentit Stevo Pendarovski.

Në listën për falje nga vuajtja e një pjese të dënimit me burg apo për falje të plotë janë 48 persona si propozim për Presidentin nga Ministria e Drejtësisë. Ndër emrat janë biznesmeni Seat Koçan, Aleksandar Vasilevski-Ninja dëshmitari kontrovers i prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit 2017 Boban Iliq, i dënuar për vr*sjen e Almirit 4-vjeçar në Kumanovë.

Baby Boo