Ramazani 2022! Dita 22


strong>Ajeti i Ditës

“Kur robërit e Mi pyesin për Mua, Unë jam afër [tyre], dëgjoj lutjen e çdo lutësi kur ai më lutet. Le ta dëgjojnë ata vullnetshëm thirrjen Time dhe të besojnë në Mua, që të jenë të udhëzuar”. [Bekareh, 186]

Hadithi i Ditës

Transmetohet nga ibn Mes’ud el-Gaffari se Muhammedi a.s. ka thënë:
“-Sikur ta dinë njerëzit vlerën e Ramazanit, do të dëshironin të jetë i gjithë viti Ramazan.” (Ibn Huzejme).

Duaja e Ditës

O Allah, të lutem siguroji shokut tim … dhe gruas së tij… fëmijë të shëndetshëm. Ata i duan kaq shumë fëmijët dhe ata inshallah do të jenë prindër myslimanë të shkëlqyer. Të lutem siguroju atyre fëmijë, që kur të rriten, të jenë burim mëshire për ata.

Baby Boo