Ministri: Nëse Biden fiton zgjedhjet do të kemi lu*ftë mes Izraelit dhe Iranit


Në pritje të rezultatit dhe një fitoreje të mundshme të Joe Biden të gjitha shtetet kanë filluar të bëjnë llogaritë për ndryshimet që mund të pësojë politika e tyre në raport me Amerikën.
Qëndrimi i Joe Biden mbi marrëveshjen e Iranit mund të çojë në një “konfrontim të ashpër” midis dy vendeve, shkruan e përditshmja “The Jerusalem Post”, duke cituar një ministër izraelit.

“Biden ka thënë hapur për një kohë të gjatë se ai do të kthehet te marrëveshja bërthamore” tha ministri Tzachi Hanegbi.
“Nëse Biden qëndron me atë politikë, në fund të fundit, do të ketë një konfrontim të ashpër midis Izraelit dhe Iranit” paralajmëroi ai.

Por një tjetër ministër izraelit ka një mendim ndryshe nëse fiton Biden. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Zvi Hauser tha se ai i dinte qëndrimet e Biden gjatë mandatit të tij si nënkryetar i SHBA, duke e quajtur atë një “mik i vërtetë i Izraelit“.
“Unë supozoj se edhe nëse Marrëveshja e Iranit rinovohet do të jetë më e mirë se ajo e mëparshme” tha ai.

Baby Boo