Rama tregon se kur mund të hapen shkollat dhe universitetet në Shqipëri


Kryeministri Rama njoftoi në një komunikim në Facebook se javën e ardhshme do të ketë një vendim sa i përket hapjes së shkollave.

Rama nënvizoi se hapja e instutucioneve arsimore ka risk të madh por theksoi gjithashtu faktin se këtë gjë deri tani e ka bërë pjesërisht vetëm Danimarka.

“Deri në fillim javes tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Domethënë të gjithë ende nuk kas një konkluzion për arsimin dhe turizmin.

Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh”, tha Rama.

Sa i përket turizmit kryeministri tha se ende nuk ka asnjë gjë të sigurt por shtoi se brenda gjysmës së parë të majit do të ketë një plan konkret. /Opinion.al

Baby Boo