Gjendet i vdekur 65 vjeçari në lumin Vjosa


Një 65 vjeçar është gjetur i vdekur në lumin Vjosa sot gjatë ditës. Viktima, që sipas raportimit banonte në Përmet, u gjet rreth orës 15:00 dhe dyshohet se është mbytur. Tutje është thënë se Policia e Shtetit ka njoftuar se raportimi është bërë nga bashkëshortja e viktimës.

Ajo thuhet se ka treguar që viktima ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.Po ashtu është raportuar se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TopChannel

Baby Boo