Rama takon Erdogan/ Konferencë me donatorë turq për rindërtimin nga tërmeti


Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të mbahet një konferencë me donatorë turq. Kjo konferencë ka të bëjë me donacionet e Turqisë për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.

Biznesmenë turq kanë folur për rindërtimin e 500 banesave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri, një projekt që duket se tashmë po merr drejtim.

Në këtë takim Rama do të takohet me presidentin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan. Në konferencë do të jenë prezent edhe biznesmenë të cilët do të kontribojnë për rindërtimin në Shqipëri.

Baby Boo