Qafë-Thanë, 60 kg lëndë narkotike nën sekuestro.Pranga grupit trafikues nga Shqipëria


Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perendimore në Maqedoni.nga burimet mësohet se lënda narkotike është e tipit marihuanë.

Sipas informatave të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Mëpas një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja për disa prej tyre. Operacioni është në vijim e siper nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.

Të dhënat flasin për një trafik të mirefilltë droge, ndërkohë që ende nuk zbulohen emrat e trafikantëve.E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqiperia.

 

Baby Boo