Afaristët nga Diaspora takim me presidentin Thaçi, në takim morri pjesë edhe filantropi Lazim Destani


Është bërë e ditur se me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, në ambientet e Wirtschafsclub u mbajt një takim, bashkëbisedim me afaristët nga diaspora.

Duhet theksuar se të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Unioni i Bizneseve në Gjermani në krye me kryetarin Nazmi Viqa, Wirtschafsclub z. Lazim Destani, Rrjeti i Bizneseve ne Gjermani z. Artan Rekaliu dhe afaristë tjerë të suksesshëm nga Dyseldorfi dhe rrethina.
Takimin e hapi Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, i cili falënderoj Presidentin Thaçi për kohën dhe iniciativën që të takoj dhe bashkëbisedoj me afaristët nga diaspora.

Konsulli Përgjithshëm gjithashtu falënderoj edhe nikoqirin e këtij takimi në Wirtschafsclub z. Lazim Destanin. Konsulli Kashtanjeva gjithashtu vlerësoj lartë integrimin dhe punën e mirë që po bënë diaspora jonë në Gjermani në të gjitha aspektet, ekonomi, art, sport e kulturë. “Kemi edhe shumë afaristë tjerë shqiptarë të suksesshëm të cilët janë në Republikën e NRW-së, por që bazuar në rrethanat e Pandemisë dhe kufizimet që duhet respektuar, nuk mund të jenë prezent” pohoj Konsulli Përgjithshëm Kashtanjeva.

Presidenti Thaçi falënderoi aferistët nga diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Ai shprehu gjithashtu vlerësim për punën dhe sukseset që po arrihen nga diaspora jonë edhe për imazhin e mirë që po prezantojnë, duke qenë shembull i mirë i integrimit, “ arritjet tuaja janë edhe arritje të Kosovës”. Përvojat dhe ekspertizat e fituara nga diaspora janë shumë të nevojshme për forcimin e shtetit te Kosovës, ekonomisë bujqësisë dhe kulturës, ishte konkludim i përbashkët.
Bashkëbisedimi i afaristëve me Presidentin Thaçi u zhvillua në atmosferë vëllazërore, ku kishte pyetje, diskutime, mendime, propozime në të mirë të zhvillimit të vendit.

Baby Boo