Rama: Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga Pfizer


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer.

“Në prag të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarish 500 mijë dozat e para të vaksinës nga Pfizer. Shopingu im në Neë York ka përfunduar me sukses. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë. 10 750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të Janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në Shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit. Ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë doze e vaksinës të mos mungojë deri më fund.

Do vazhdojmë të përpiqemi që plani i vaksinimit të realizohet sipas parashikimit. Kemi garantuar edhe gatishmërinë e 2 vendeve partnere për një total prej 9000 dozash në gjysmën e parë të Janarit. Nuk mund t’i përmend emrat sepse sot nuk e dimë nëse marrëveshja e re me Pfizer do të ndikojë apo jo. Këto qeveri mike nuk ka lanë vetëm në këto kohëra cinizmi për kontinetin që jetojmë. Po negociojmë dy shtete të tjera për vaksina nga Pfizer dhe Astra Zeneca. Jam falenderues ndaj tyre sepse asnjëri as tjetri nuk hyjnë te më të pasurit e Europës. E kemi kapëcyer në kohë rekord hendekun e hapur në mes të Europës. Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si europian jam ndjerë i turpëruar. ndërsa si kryeministër jam ndjerë më i motivuar se kurrë.

I hyjmë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tonë pa asnjë ndihmë nga BE. Ndryshe nga shembulli i keq nda Ballkanit ne nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës,. Nuk ia zgjidhnim dot krejt këtë hall të madh. Por nuk do të ngurojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete. Kosovës do i dhurojmë një sasi për vaksinimin për bluzat e bardha në spitalin COVID në Prishtinë që ata që punojnë në vijën e zjarrit ta nisin menjëherë me ne. Sado që nuk jemi të pasur dhe as nuk kemi kaluar në këtë det, ne vazhdojmë të ecim.

Nuk i kemi kthyer shpinën tjetrit në nevojë. Viti që më në fund iku ishte mundësia e madhe për t’ia lënë politikën politikës. Uroj që të tjerët ta ndajnë politikën nga shëndeti. Ne nuk do të humbim kohë sepse sigurimi i vaksinës pa pritur që të kujtohet BE për ne ishte një sfidë menaxhimi. Kjo është një sfidë e madhe më vete. Jemi mirë përgatitur për të ngritur në kohë strategjinë e vaksinimit. Qendra e parë do të jetë ajo e Tiranë në Air Albania Stadium me një mjedis me standarte të larta. “Shqipëria buzëqesh” do të jetë motoja.

Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme. Pavarësisht kësaj ajo është e këshillueshme për të gjithë. Vaksinimi do të nisë me bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75 vjeç. Jam tejet i lehtësuar sot pas këtij dakordësimi të marrëveshjes për vaksinën. Jam i lumtur që munda t’iua jap sot këtë lajm të gëzueshëm. Qoftë oguri fantastik dhe prova shembullore e faktit se më të keqen e kemi lënë pas dhe më të mirë e kemi para”, tha Rama.

Baby Boo