Rama shpërthen ndaj opozitës: Esat Pashë Toptanë të shekulli të 21, kjo gjë nuk ndodhte as në mesjetë

Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur vetëm me një mesazh ngushëllimi për vdekjen e gardistit drejtuar familjes së tij. Ai e ka quajtur të paimagjinueshme se si opozita i thotë familjes që djalin ia vranë mafiozët. Pa i fshehur emocionet, kryeministri tha se kjo nuk ndodhte as në mesjetë.

Baby Boo

“Si mund t’i thuash dy prindërve ta vranë mafiozët djalin kur djali në kushtet e një gjendje që s’ka kush ta shpjegojë më dhe ai vetë nuk është më kryen vetëvrasje. Si mund t’ia bësh një gjë të tillë një familjeje. Kjo nuk perceptohej as një historinë e mesjetës.
Si mund të kërdisësh në radio, TV a thua se këtu s’ka fëmijë, familje që duhen ndihmuar apo të paktën lënë rehat. Duke u futur në çdo familje dhe thënë 1001 të zeza. Në këto kushte jemi”, tha kryeministri.

Ai tha se kjo qeveri nuk ka bërë mrekulli por janë të angazhuar me mish e shpirt. Kryeministri shpërtheu ndaj opozitës duke i quajtur Esat Pashë Toptanë të shekulli të 21-të.

Restorant Lumare