Rama ‘pushton’ mediat gjermane: Nuk kam menduar kurrë të bëj heroizëm duke marrë refugjatët


Pas javësh të tëra me spekulime nga mediat gjermane dhe austriake, se Shqipëria do jetë vendi ku do ngrihen kampet e refugjatëve, ka ardhur reagimi i prerë i kryeministrit Edi Rama.

Disa portale shqiptare shkruajnë se ky reagim i Ramës vjen pasi u vendos shtyrja e çeljes së negociatave me BE-në.

Shumë media gjermane kanë raportuar se ekzistonte mundësia që Shqipëria të merrte çeljen e negociatave në këmbim të kampeve të refugjatëve.

Por Rama ka folur për gazetën Bild dhe deklarata e tij është raportuar nga dhjetëra media gjermane.

Ai ishte kategorik.

“Ne nuk do i pranojmë kurrë të tilla kampe refugjatësh të BE,” tha 53-vjeçari Rama.

“Sepse kjo do të thotë të shkarkosh njerëz të dëshpëruar diku si mbeturina toksike që nuk i dëshiron askush”.

“Shqipëria do jetë gjithmonë e gatshme për të dhënë një kontribut të drejtë në barrën europiane. Por kjo nuk do të thotë se vendi ynë do i marrë të gjithë problemet mbi shpatulla”.

“Asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm krizën aktuale të refugjatëve,” tha Rama.

“Do ishte një zgjidhje e rrezikshme, që Shqipëria të bëhet një portë e hapur për refugjatët e Europës”.

Rama tha se Shqiëpria nuk do pranojë ngritjen e qendrave të refugjatëve edhe në këmbim të integrimit në BE.

“Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pa e lidhur me gjendjen aktuale të përpjekjeve tona për integrim”.

“Nuk kam menduar kurrë që të bëj një gjest heroik, për të marrë në këmbim integrimin si gjest mirënjohje”.

Baby Boo