Rama ia përmendi Zelenskyt edhe Kosovën, kryeministri shqiptar tregon detaje


Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar për bisedën që ka pasur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Rama ka thënë se Zelensky e ka falënderuar atë për të gjithë veprime që Shqipëria ka ndërmarrë nëmbështetje të Ukrainës, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka treguar se në këtë bisedë është përmendur edhe Kosova.

Kjo e fundit, nga Rama është përmendur si vendi i cili ka ofruar solidaritet ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.

Postimi i plotë i Ramës:

Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.

I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse.

Baby Boo