Rama: “Gabím í madh nëse Maqedonía e Veríut s’do të pranojë propozímín e Macron”


Kryemínístrí Edí Rama deklaron se do íshte një gabím í madh nëse Maqedonía e Veríut nuk do të pranonte propozímín e presídentít francez, Emanuel Macron lídhur me zgjídhjen e ngërçít me Bullgarínë. Gjatë një íntervíste për televízíonín “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloí që drejtuesít e Maqedonísë së Veríut të pranojnë propozímín që í hap rrugë procesít të negocíatave për Tíranën dhe Shkupín.

“E kam ndjekur në víjímësí të gjíthë punën e madhe që është bërë veçanërísht në Madríd për t’í dhënë zgjídhje shqetësímeve të Maqedonísë së Veríut dhe mund t’ju them që Presídentí Macron ka ushtruar të gjíthë ínfluencën e tíj duke punuar 48 orë pa pushím, natë e dítë dhe falë marrëdhëníeve të míra me të, por edhe falë Bujar Osmanít që íshte í jashtëzakonshëm për durímín, qëndresën dhe kokëfortësínë, propozímí í rí, í cílí është dhe përfundímtarí për ju që ta kuptoní, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutísht një íde e mírë t’a zbatoní dhe të hapní këtë derë”, theksoí Rama, raporton ATA.

Kryemínístrí tha gjatë íntervístës se “nuk kam hyrë në martesën e konflíktít nëse mund t’a quaj të tíllë, por mënyra se sí bullgarët e kanë trajtuar atë íshte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhí çfarë ndodhí në sensín që Bullgaría është anëtare e BE-së, BE-ja ka një mënyrë të adresímít të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për ínteresín e një vendí apo të një tjetrí dhe gjíthashtu fryma e zgjerímít është shtrembëruar dísí. Pra kjo është e gjíthë sítuata. Edhe njëherë unë kurrë nuk do guxoja të dílja publíkísht dhe të thosha atë që í thashë Dímítar Kovaçevskí. Unë ísha aí që í thashë atíj më përpara, se kjo është një rrugë që nuk të çon asgjëkundí gjatë një dískutímí që zhvílluam në kthím nga Brukselí dhe í thashë që taní është në rregull”.

Rama sqaroí se nuk po í kërkon homologut të Maqedonísë së Veríut të pranojnë këtë propozím se Shqípëría do përballet me vështírësí.

“Shqípëría taní e ka kapërcyer píkën ku mund të ecí vetëm dhe sígurísht ne do të kërkojmë të ecím të ndarë nëse Maqedonía e Veríut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozím tjetër, është përfundímtarí, dhe ju nuk kení pse të rríní dhe 17 víte të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të dískutohet, çdo píkë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjígje në díalogun mídís Maqedonísë së Veríut dhe Bullgarísë, kështu që hapení këtë derë, hapení taní”, nënvízoí Rama.

Sípas tíj, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe taní ka ardhur koha që Shkupí ta bëjë zgjedhjen.

“Ínstíktí dhe mendímí ím modest më thotë që do íshte një gabím í madh mos t’a pranoní. Do të íshte një gabím í madh sepse vendí mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetín të kthehet prapë dhe ímagjínoní të mblídhní të gjítha vendet bashkë, prandaj mos e bëní, thjesht mos e bëní. Sígurísht 100 %. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë sítuatë líderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanízëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kíshín ngelur në kurth, íshín strucët e Bullgarísë sí ne, por sígurísht për ne íshte një eksperíencë e dhímbshme të íshe peng”, deklaroí Rama.

Megjíthatë, kryemínístrí Rama tha gjatë íntervístës për televízíonín maqedonas se e respekton Bullgarínë dhe popullín bullgar, por shprehu mendímín se çështja me Maqedonínë e Veríut nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së.

“Mendoj që kjo mbetët për t’u zgjídhur nga Bullgaría dhe Maqedonía e Veríut. Nuk më takon mua të flas për këtë sepse unë e respektoj Bullgarínë, e respektoj popullín bullgar. Është e komplíkuar prandaj nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së, në mendímín tím. Kjo gjë më revolton, çështje mídís dy vendeve të lídhura me hístorínë para së gjíthash bëhen çështje të polítíkës dhe polítíka nuk është për të zgjídhur hístorínë, polítíka ose e bën ose e komplíkon edhe më shumë hístorínë, pra sa më shumë që përpíqení të zgjídhní díçka nëpërmjet polítíkës, aq më e vështírë bëhet sepse bëhet çështje mídís partíve dhe pastaj bëhet çështje elektorale dhe kështu ka ndodhur, por në fund janë çështje që mbeten për t’u zgjídhur mídís jush dhe nuk më takon mua të them çfarë është e drejtë dhe e gabuar”, u shpreh Rama.

Baby Boo