Rama dhe Haradinaj urojnë të gjithë shqiptarët Ditën e Flamurit


Kryeministri Rama ka uruar sot gjithë shqiptarët kudo jetojnë në këtë ditë shumë të rëndësishme.

Urimin e ka bërë mëngjesin e sotëm me një postim në  faqen e tij në e Facebook, teksa ka postuar edhe një foto domethënëse, shkrepur në takimin e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, në Pejë, vetëm pak ditë më parë.

“MIRËMËNGJES — dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”- shkruan Rama krahas fotos, teksa ka bashkuar duart me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, mbi flamurin kuqezi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në urimin e tij.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike, thotë më tej kreu i ekzekutivit kosovar, duke përfunduar me fjalinë: “Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”.

 

Baby Boo