Guvernatori i ri i BP-së, Osmani: Ivanov nuk u konsultua për Bogovin

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga  skadimi i mandatit të guvernatorit aktual të Bankës Popullore, Dimitar Bogov, akoma ka dilema se kush do të ulet në krye të këtij institucioni.

Baby Boo

Derisa Qeveria ka propozuar emrin e Fatmir Besimit për guverantor të ri, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nga ana tjetër të hënën ka dërguar në Kuvend sërish emrin e guvernatorit aktual Dimitar Bogov.Lidhur me propozimin e Ivanov, zv. kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në një pronocim për TVM2 është shprehur se propozimi i Ivanov është zgjidhje e imponuar.

“Ivanov duke imponuar zgjidhje, ka dërguar një propozim pa u konsultuar me partite të cilët do duhet ta votojnë ose jo atë dhe kjo e ka kufizuar debatin mbi këtë zgjidhje. Ideja e Kushtetutës që kryetari të propozoojë dhe parlamenti të votojë  është me qëllim që ti nxisë në debat palët e ndryshme. Procesi normal do të ishte që presidenti  të kontaktojë me lidierët e partive politike dhe të jepte propozimin e vet dhe të kërkonte mendimin prej partive politike në atë mënyre do të dilnim me një zgjidhje konsenzuale” – u shpreh Bujar Osmani nga BDI.

OSMANI:FATMIR BESIMI, KANDIDATI MË I PËRSHTATSHËM

Sipas Osmanit zgjidhja e duhur për ulësen e parë të Bankës Popullore, është  Fatmir Besimi.

“Sigurisht në atë takim ne do të propozonim Fatmir Besimin jo pse është shqipar e jo pse është BDI, por për shkak se mendojmë se është njeriu më i përshtatëshëm. Ai është ekspert me mirnjohje të mëdha ndërkombëtare dhe vendore i cili më së miri do të mund tu përgjigjet obligimeve të Bankës Popullore” – deklaroi Bujar Osmani. Nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë se opinionit i nevojiten më shumë informacione për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për këtë post.

GUVERNATORI I RI I BP-SË, ASH : SHUMICA DHE PRESIDENTI, JANË MARRË VESH

Aleanca për shqiptarët është për një kanditat shqiptar i cili do të e jetë adekuat për atë pozitë. Kryeministri Zaev, Gjorgje Ivanov dhe Ali Ahmeti janë miq të mirë dhe besojmë se do e arrijnë ta zgjedhin të preferuarin e tyre,  Fatmir Besimin,  për guvernator të Bankës Popullore. Megjithatë, opinioni duhet ta dijë se si propozohet Fatmir Besimi për Guvernator, si Këshilltar i Kryeministrit Zaev, si ish Ministër i Gruevskit apo si antar i BDI-së? Aleanca për shqiptarët do të propozojë në ditët në vazhdim,  kanditatin Gazmend Kadriu,  i cili është një ekspert dhe njohës shumë i mirë i kësaj fushe.

Zgjedhja apo rizgjedhja e guvernatorit të Bankës Popullore  për një mandate të ri 7 vjeçar, duhet të marrë mbështetje nga të paktën 61 deputetë në Kuvend. (TVM2)

Restorant Lumare