Rama dhe Haradinaj bëjnë paqe? Kryeministri shfaqet në një tavolinë me Mustafën, Limajn dhe Haradinajn


Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, janë mbledhur mbrëmjen e djeshme së bashku në Golem për të pirë ndonjë gotë verë.

Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi kryeministri Rama, iu bashkuan edhe kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Në foto kryeministri Edi Rama duket që bisedon me Isa Mustafën, ndërkohë që Haradinaj ndodhet përballë tyre.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Ramës dhe Haradinajt nuk ka qenë e mirë, për shkak të padisë së kryeministrit shqiptar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, por duket se të dy kanë bërë paqe.
Ndërkohë në videon e mëposhtme gjeni kryeministrin Rama i cili shkoi në inagurimin e një hoteli që është investim i shqiptarëve nga Kosova.

Baby Boo