Rama: Albin Kurti më lëndoi me gënjeshtra, më krahasoi me Sllobodanin


Kreyeministri Rama ka deklaruar në emisionin Pressing se ai është ndjerë i lënduar nga gënjeshtrat e Albin Kurtit.

Teksa foli për raportet me dy kryeministrat e fundit të Kosovës, Rama tha se Kurti ka gënjyer në reagimin e tij për çështjen e teatrit.

‘’Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit. Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëznimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët? Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Cfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviçi? Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë jemi gabim jam ok. Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qënies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zoti në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj.’’, thotë Rama.

Ai shtoi se asnjëherë nuk ka marrë anë në luftën e brendshme politike në Kosovë.

‘’Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë. Aktivistët në fjalë kanë ndërrmarë aksione për të rrëzuar qeverinë time, nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre’’, shtoi Rama.

Tutje Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.

‘’Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim.’’, tha ai. /Opinion.al

Baby Boo