Sipas MPB-së, Jeton Rexhepi ishte i armatosur me “kallash”, “karabin”, revole TT dhe katër bomba


Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me aksionin e sotëm në fshatin Llërcë. Sipas MPB-së, gjatë tentimit për arrestim të Jeton Rexhepit, ai e ka sulmuar policinë me një “bombë” dhe policia ka qenë e detyruar të përgjigjet, transmeton Gazeta Lajm. Aksioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit.
Ja kumtesa e plotë e MPB-së:
Sot në orët e mëngjesit pjesëtarë të MPB-së pas një plani të përgatitur më herët, ndërmorën masa dhe aktivitete për arrestimin e J.R. (38) nga fshati Llërcë, i cili është kërkuar me fletarreste ndërkombëtare dhe qendrore për vuajtje të dënimit të përgjithshëm në kohëzgjatje prej 26 viteve e 10 muajve. Bëhet fjalë për person kundër të cilit në periudhën 2000-2016, deri në Prokurorinë e Tetovës dhe Shkupit janë ngritur gjashtë padi penale për 16 vepra të kryera penale mes të cilave për “vrasje”, “tentim vrasje”, “kidnapim”, “mbajtje e armëve dhe mjeteve shpërthyese pa leje”, si dhe veprat penale “vjedhje e rëndë”, “lëndim i rëndë trupor”, “pjesëmarrje në rrahje”, e kështu me radhë.
Gjatë periudhës kur J.R. ka qenë në arrati, policia ka bë katër tentime për arrestimin e tij, por në të gjitha rastet ai ka ofruar rezistencë aktive duke përdorë lloje të ndryshme të armëve ndaj policëve.
Duke marrë parasysh informacionet dhe vlerësimet e sigurisë se J.R. paraqet kanosje serioze për sigurinë dhe jetën e qytetarëve dhe policëve, është përgatitur plan i posaçëm për arrestimin e tij. Sot në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e J.R. në fshatin Llërcë, gjatë ndërmarrjes së masave për arrestimin e tij, ai ka hedhur një bombë dore drejt policëve e më pas është arratisur, i veshur me jelek antiplumb, i armatosur me pushkë automatike me re karikatorë, me pushkë “karabin”, revole TT 7.62 dhe me katër bomba. Gjatë tentimit të dytë për arrestimin e tij, rreth 200 metra larg shtëpisë, personi sërish ka hapur zjarr ndaj policëve, duke tentuar sërish të hedhë një granatë dore drejt tyre, me çrast policia është përgjigjur dhe personi është vrarë.

Baby Boo