Radev – Kovaçevskit: “Bullgaria sërish do të solidarizohet me Maqedoninë vëllazërore”


Bullgaria sërish do të jetë solidare me “Maqedoninë vëllazërore”, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Radev tha se “edhe përkundër pasioneve politike ndaj të cilave jemi dëshmitarë në disa muajt e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve tona shtrihen në bazë të fuqishme, e cila është jashtë çdo konjukture politike”.

“Ajo është baza e vendimeve të Bullgarisë për mbështetje pa rezervë për Maqedoninë nga njohja e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit, përmes insistimit të kontigjentit preventiv të KB-së gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përmes sigurimit të ndihmës gjatë embargos, përmes dhënies së ndihmës ushtarako-teknike, në rast të katastrofave dhe fatkeqësive natyrore”, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Baby Boo