Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve, kolona të gjata në kufi


Kolona të gjata në kufi. Edhe sot, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë, po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në mbi 3 orë.

Situata më e rënduar është në Merdare, ku kolona ka arritur në 2 mijë e 500 metra dhe pritjet po zgjasin deri në 3 orë e 20 minuta. Pritje të gjata ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë. Kolona është 1 mijë metra e pritjet deri në 150 minuta. Në Jarinjë pritjet janë 30 minuta, derisa në pikat e tjera kufitare nga 3-5 minuta.

Baby Boo