Ra nga banesa, ndërron jetë 18 vjeçarja në Prishtinë


Një 18 vjeçare ka ndërruar jetë sonte në Prishtinë, si pasojë e rënies nga banesa.

Viktima kishte rënë aksidentalisht nga kati i shtatë ose i tetë i banesës në Bregun e Diellit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci deklaroi për Indeksonline se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, teksa vdekjen e viktimës në vend e ngjarjes e kanë konstatuar mjekët.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi Borovci./Indeksonline/

Baby Boo