QZHM: Maqedonia urgjentisht t’i fillojë reformat mediatike


Qendra për Zhvillim të Mediave kërkon të gjitha partitë politike të obligohen për fillim urgjent të reformave në sektorin mediatik të premtuara me marrëveshjen e Përzhinos nga viti 2016 dhe të parashtruara si kërkesa nga Komisioni Evropian në dokumentin Prioritete urgjente reformuese.

Reformat  në sektorin mediatik, thonë prej atje, janë parakusht për lirimin e mediave dhe opinionit në Maqedoni dhe për  fillim të sigurt  të proceseve eurointegruese pa kompromis, si dhe cilësi të domosdoshme që Maqedonia duhet ta zbatojë në skrining procesin që ishte paralajmëruar si kusht për marrjen e datës për negociata vitin e ardhshëm.

“Hap i parë në fillimin e reformave duhet të jetë miratimi urgjent i ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovozuale, i cili për momentin ka ngecur në procedurë kuvendore. Pikërisht për atë nga Komisioni amë për transport dhe lidhje kërkojmë menjëherë ta vazhdojë procesin e pranimit të Propozim-ligjit dhe sinqerisht  të vihet në funksion të reformave urgjente në sistemin mediatik”, thuhet  në kumtesën e Qendrës për Zhvillim të Mediave, prej ku thonë se ajo duhet të jetë vetëm fillim i reformave gjithëpërfshirëse mediatikee.

“Ministrisë kompetente i propozojmë menjëherë të formojë grup të përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues të organizatave mediatike, e cila do të punojë në strategjinë që do t’i konfirmojë drejtimet, masat dhe aktivitetet për zbatimin e reformave”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Zhvillim të Mediave dhe grupit të ekspertëve për politika mediatike.