Vërshohen fshatra të rajonit të Tetovës, bllokohet rruga Tetovë – Jazhincë


Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumejve në rajonin e Tetovës.

Sipas informacioneve nga terreni, mbrëmë disa fshatra në komunat Tearcë dhe Jegunovcë janë vërshuar pas daljes së lumit nga shtrati.

Po ashtu është bllokuar edhe rruga rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshatrat Dobroshtë dhe Odër, pasi që lumi doli nga shtrati dhe janë shkaktuar vërshime të mëdha.

Nga komuna e Tearcës kanë theksuar se ekipet në terren janë duke punuar në pastrimin e rrugës. Kryetari i kësaj komune ka nxjerrë pamje nga rrugët e vërshuara. Por edhe banorët kanë shprehur shqetësime për situatën e krijuar, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

Banorët e fshatit Dobrosht kanë informuar se për shkak të vërshimeve është dëemtuar edhe rruga rajonale Tetovë – Jazhincë. Banorët e Jegunovcës kanë informuar se në fshatin e tyre ka shtëpi të vërshuara. Në këto fshatra si pasojë e vershimeve ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Baby Boo