Qyteti i Shkupit, me video të vjetër mashtron qytetarët se ka spërkatur kundër mushkonjave


Qyteti i Shkupit, me video të vjetër rreth një muaj, bind shkupjanët se këtë mëngjes ka spërkatur kundër mushkonjave. Linku i materialit i incizuar nga një avion me shpjegim se është nga spërkatja në mëngjes është vendosur në njoftimin e sotëm nga autoritetet e qytetit dhe u publikua në faqen zyrtare të internetit. Në informacionin për qytetarët, qyteti i shkupit thotë se që nga sot filloi spërkatje intensive dhe më të madhe kundër mushkonjave, percjell Fakte. Në vend se dy ditë, spërkatja do të zgjasë katër. Por, problemi është se kjo video është ngarkuar në kanalin e YouTube më datën 8 të muajit të kaluar, ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se është nga sot.

Megjithatë pas publikimit të lajmit nga Qyteti i Shkupit kërkuan falje, nga ku theksojnë se kanë dërguar link të gabuar të videos dhe paralajmërojnë një video të re të spërkatjes kundër mushkonjave për nesër, dhe atë me ftesë deri tek mediat që të mund nga afër ta ndjekin momentin kur aeroplanët do të nisen për të spërkatur kundër mushkonjave.

Baby Boo