A po largohet Truqia nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian?!


Komisioni Evropian kumtoi se Qeveria turke po minon ekonominë e vendit të saj, minon demokracinë dhe e shkat*ërron pavarësinë e gjyqësorit, duke e bërë Turqinë shumë më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian se më parë.

Komisioni i fajësoi autorizimet e centralizuara presidenciale “shumë të tepruara” për përkeqësimin e lirisë së fjalës, sistemin e burgjeve dhe bankën qendrore dhe tha se Qeveria e ekspozon Turqinë ndaj “ndryshimeve të shpejta në disponimin e investitorëve”.
“Ekziston një shqetësim i madh në BE për zhvillimin negativ të shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe gjyqësorit të cilat Turqia nuk i ka treguar të besueshme”, theksohet në raportin vjetor të KE-së mbi vendin.

“Bisedimet aderuese të Turqisë janë bllokuar në mënyrë efektive”, vlerësohet në raporti, duke shtuar se është regjistruar një “pengesë serioze” që nga përpjekja e grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi.
Turqia ka negociuar anëtarësimin në BE që nga viti 2005.
Ankaraja zyrtare i është përgjigjur ashpër kritikave të KE-së. Ministria turke e Punëve të Jashtme e përshkroi raportin si “të njëanshëm dhe larg konstruktiv”, duke i hedhur poshtë kritikat si të pabazuara.
“Ashtu si (Turqia) nuk po largohet nga BE-ja, ajo mbetet e përkushtuar në procesin e anëtarësimit në BE, pavarësisht përpjekjeve nga disa qarqe për ta refuzuar atë”, shtoi Ministria në reagimin ndaj KE-së.

Baby Boo