Ersida Dyrmishi ia mbath për azil në Francë pasi futi në burg Marjusin për “përdhunimin”! Frikë nga arrestimi për kallëzim të rremë


Histori e ngjashme me telenovelat. Ersida Dyrmishi duket se ka llogaritur çdo lëvizje kur vendosi të sajonte historinë e përdhunimit ndaj bandillit të saj, Marjus Musakun. 30 vjeçarja Dyrmishi zgjoi dhimshmëri në zemrat e publikut kur deklaroi se ishte përdhunuar 9 ditë me radhë nga 32 vjeçari Marjus Musaku. Fillimisht ishte bashkëshorti 51-vjeçar i Ersidës, i cili denoncoi në polici humbjen e gruas.

23-vjeçari Marjus Musaku tha se ishin njohur në plazh dhe kishin mbi një vit së bashku, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe i shoqi i Ersidës, sipas tij. Marjus Musaku u shpreh se nuk e ka marrë peng nënën e dy vajzave, por ajo jetonte me të me dëshirën e saj, teksa pretendoi se e reja e denoncoi pasi ai i zbuloi tradhtinë me shokun e bashkëshortit. Sipas tij, Ersida po luante me tre burra në të njëjtën kohë.

Askush nuk ia vuri veshin Musakut. Prokuroria kërkoi arrest me burg nën dyshimin e kryerjes së krimit të rëndë, ndërsa gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë. U deshën disa javë që të dilte ekspertiza që akuza e Ersidës për përdhunim të binte poshtë. Sipas ekspërtizës, e reja nuk është përdhunuar, duke konfirmuar versionin e Marjusit.

Por, gjatë kësaj kohe, Ersida Dyrmishi ka vepruar. Ajo ia ka mbathur për në Francë, duke kërkuar azil. Për të fituar azilin, Ersida Dyrmishi po përdor pikërisht historinë e sajuar të përdhunimit. Me anë të azilit, Dyrmishi synon që t’i shmanget edhe përballjes me drejtësinë për kallëzim të rremë.

Baby Boo