Deklarohet OVL e UÇK’së për karikaturën e Thaçit dhe Surroit: Tregojnë se a është vepër e tyre


Veteranët shprehen pro gjykimit të krimeve të luftës, por kërkojnë edhe gjykimin e serbëve.

Secili prej tyre ishte pjesë e luf*tës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por 21 vite më pas, veteranët e UÇK-së, u mblodhën për ta mbrojtur luf*tën e tyre për liri.

Jo më shumë se 99 persona, por duke i respektuar rregullat anti covid, ata pro*testuan të enjten para ndërtesës së qeverisë së Kosovës nën moton “Në mbrojtje të Luftës së UCK-së”.

Aty nuk munguan as flamujt e Ushtrisë Çlirimtare dhe të aleatëve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Por nuk u pa flamuri i Kosovës.

E disa, në këtë formë dolën në përkrahje të Thacit e Veselit. Në distancë e me maska, Organizata e Veteraneve të Luf*tes po e kundërshton ashpër Gjykatën Speciale.

Pakënaqësitë e tyre lidhur me akta*kuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i shfaqen edhe shoqata e ish të burgosurve politik.

E shumë afër vendit ku ishin mbledhur veteranët, dikush zgjodhi një mënyrë tjetër për të prote*stuar. Disa individë vendosën një baner me karikaturën e presidentit Thaci e publicistit Veton Surroi.

Ndonëse ata vet nuk u prononcuan, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, mohoi te jenë ata prapa kësaj. Haradinaj paralajmëroi edhe peticion për plotësimin e amandamentit të Gjykatës Speciale, për të shtuar edhe gjykimin e kri*meve serbe në mandatin e saj,

Pos kryeqytetit, kjo prot*estë u organizua edhe në qyetet tjera të Kosovës

Baby Boo