Qyteti fantazmë i Çernobilit “i ngrirë” që nga viti 1986


Fotografi, libra, lodra fëmijësh dhe me qindra maska kundra-gaz janë mes sendeve personale të lëna pas në qytetin “fantazmë” të Çernobilit. Ndërtesat e bra*ktisura janë e vetmja gjë që ka mbetur pas nga një komunitet dikur prej 50 mijë banorësh.

Qyteti i Pripyat-it në Ukrainë veriore u evakuua pas shp*ërthimit të Centralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986 dhe që atëherë nuk u banua më kurrë për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit.
Eksploruesi urban Adam Mark e vizitoi zonën ekskluzive vetëm disa ditë më parë dhe filmoi pamje të reja të qytetit që duket sikur ka ngrirë në kohë. Në fotot e shkrepura mund të shihen lodra, libra dhe pajisje mjekësore pasi banorëve u thanë se mund të ktheheshin në shtëpi brenda tre ditëve.

Megjithatë, 35 vite më vonë, qyteti vijon të jetë i br*aktisur. Adam mbërriti në Pripyat me të dashurën e tij më 10 tetor dhe qëndroi gjashtë ditë duke vizituar vendin me një guide jozyrtare. Gjatë udhëtimit të tij ai u fut në disa ndërtesa përfshirë edhe shkolla, qendra sporti, kafene, një spital dhe një morg.

Baby Boo