Debati i ashpër me Donaldin, reagon për herë të parë babai i Einxhel


Babai i Einxhel ka reaguar për herë të parë, për debatin me Donaldin gjatë prime-t në Big brother VIP.
Përmes një shkrimi në Facebook ai ka kërkuar nga televizioni në fjalë që të publikojë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit “Binjakët”.

Ai gjithashtu në fund të letrës thekson se dy vëllezërit Veshaj i kishin premtuar Einxhelit të tjera gjëra rreth punës dhe ka rezultuar krejt e kundërta.
Kujtojmë se Einxhel e akuzoi atë se në kohën kur kishte punuar me dy vëllezërit për emisionin “Binjakët”, Donaldi dhe Romeo nuk e kishin paguar për punën që ajo kishte bërë, as atë dhe as aktoren Marjana Kondi.

Baby Boo